Departamenti i Shërbimeve të Përgjithshme

Departamenti për Shërbime të Përgjithshme ka për mision të ofrojë mbështetje administrative, për njësitë administrative brenda Ministrisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit të Shërbimeve të Përgjithshme, janë:

  • Menaxhon dhe koordinon ofrimin e shërbimeve të përgjithshme për tërë sistemin ministror, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Menaxhon sistemin arkivor dhe punët e zyrës;
  • Ofron shërbimet logjistike;
  • Siguron dhe administron ofrimin e shërbimeve të përkthimeve dhe lekturimit; dhe
  • Siguron menaxhimin e pasurisë, përfshirë edhe stoqet;

Drejtori i Departamentit të Shërbimeve të Përgjithshme, raporton te Sekretari i Përgjithshëm.

Në kuadër të Departamentit të Shërbimeve të Përgjithshme bëjnë pjesë divizionet, si në vijim:

  • Divizioni i Logjistikës;
  • Divizioni i Administrimit të Dokumenteve; dhe
  • Divizioni për Mbështetje Gjuhësore.

    Generic selectors
    Vetem tekstet e njejta
    Kërkoni në titull
    Kërkoni në përmbajtje
    Post Type Selectors