Divizioni për Auditimin e Brendshëm jashtë institucionit
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Auditimin e Brendshëm jashtë institucionit, janë:
Kryen auditime të brendshme në Subjektin e Sektorit Publik (SSP) në pajtim me rregullat, politikat dhe standardet ndërkombëtare të auditimit të brendshëm;
Rishikon funksionimin e sistemit të kontrolleve të brendshme në të gjitha njësitë organizative të SSP-së, sipas legjislacionit në fuqi;
Rishikon zbatimin e sistemit të pajtueshmërisë;
Rishikon funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm dhe menaxhimin e rrezikut;
Shqyrton të gjitha të dhënat teknike, ekonomike, financiare si dhe informatat e dokumentet në posedim ose kontroll të subjektit të sektorit publik;
Përcakton objektivat, fushëveprimin, shpeshtësinë, metodat dhe burimet e nevojshme për kryerjen e auditimit të brendshëm; dhe
Udhëheqësi i Divizionit për Auditimin e Brendshëm jashtë institucionit, raporton te Drejtori i Njësisë.