Divizioni për Koordinimin e IPA-së

Detyrat dhe përgjegjësitë Divizionit për Koordinimin e IPA-s, janë:

  • Udhëheq koordinimin e asistencës së IPA-s dhe sigurohet që të kontribuojë në zbatimin e prioriteteve dhe planeve të Ministrisë;
  • Siguron që asistenca e IPA-s të jetë e ndërlidhur dhe kontribuon në zbatimin e prioriteteve dhe planeve të Qeverisë dhe Ministrisë, si dhe është e ndërlidhur me procesin e planifikimit buxhetor të Ministrisë;
  • Koordinon dhe ofron mbështetje për njësitë administrative të Ministrisë gjatë përgatitjes dhe menaxhimit të projekteve që ndërlidhen me IPA-n;
  • Udhëheq grupet punuese sektoriale dhe nënsektoriale për koordinim të donatorëve, si dhe përgatit dhe mirëmban listën e projekteve të IPA-s dhe donatorëve në Ministri;
  • Monitoron dhe raporton për zbatimin e kushteve të përgjithshme, për përfitim të mbështetjes buxhetore sektoriale (MBS); dhe
  • Bashkëpunon dhe ndihmon njësitë administrative në Ministri për ngritjen e kapaciteteve të stafit dhe komunikimit, për çështjet që lidhen me IPA-n në fushëveprimin e Ministrisë;

Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave, raporton te Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors