Divizioni për Administrimin e Skemave Pensionale për Kategoritë e Luftës

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Administrimin e Skemave Pensionale për Kategoritë e Luftës, janë:

  • Siguron zbatimin e politikave/strategjive nga fusha e pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e dala nga lufta
  • Siguron zbatimin e legjislacionit nga fusha e pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e dala nga lufta
  • Koordinon punën me zyrtarët e pensioneve në nivel lokal, për zbatimin dhe realizimin e detyrave nga fusha e pensioneve dhe beneficioneve për kategoritë e dala nga lufta
  • Administron skemat pensionale për kategoritë e luftës
  • Mbështet punën e komisioneve mjekësore për vlerësimin e invaliditetit të invalidëve të luftës
  • Kompleton dhe mirëmban evidencën për të gjithë shfrytëzuesit e të drejtave në skemën pensionale për kategoritë e dala nga lufta
  • Bashkëpunon me strukturat e tjera brenda Ministrisë për realizimin e planeve të punës
  • Përcakton dhe zhvillon procedurat administrative për aplikimin dhe realizimin e të drejtës për pension të kategorive të luftës.

Udhëheqësi i Divizionit për Administrimin e Skemave për Kategoritë e Luftës, raporton te Drejtori i Departamentit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors