Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Administrimin e Skemave Pensionale janë:
Administrimi i të gjitha skemave pensionale në përputhje me legjislacionin në fuqi;
Administrimi, menaxhimi dhe koordinimi i aktiviteteve me Zyrat e Pensioneve, si degë lokale të Ministrisë;
Menaxhimi dhe mirëmbajtja e regjistrave të pagesave të skemave pensionale, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
Shqyrton ankesat për të gjitha skemat pensionale në përputhje me legjislacionin në fuqi;
Analizon dokumentacionin dhe plotësimin e kritereve për përfitimet nga skemat pensionale dhe mbi bazën e tyre përgatitë përgjigjet për procedurat gjyqësore;
Sigurimi i hapjes së llogarive bankare për përfituesit e skemave pensionale;
Sigurimi i zbatimit të marrëveshjeve dhe kontratave me bankat komerciale dhe institucionet mikrofinanciare për realizimin e pagesave të pensioneve;
Propozimi, hartimi dhe sigurimi i zbatimit të procedurave administrative për aplikimin dhe realizimin e së drejtës për pensione;
Identifikimi dhe përgatitja e kërkesave për kthimin e pagesave të tepërta ose të mangëta.
Udhëheqësi i Divizionit për Administrimin e Skemave Pensionale raporton te Drejtori i Departamentit.