Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politikat e Punësimit, janë:
Harton dhe zhvillon strategji kombëtare dhe plane të veprimit për punësim dhe aftësim profesional;
Harton dhe promovon legjislacionin dhe dokumentet e politikave publike, të nevojshme për arritjen e objektivave strategjike në fushën e punësimit dhe aftësimit profesional të fuqisë punëtore;
Analizon dhe ofron opinione për projektligjet e iniciuara nga institucionet e tjera shtetërore, që ndikojnë në punësimin dhe trajnimin profesional të fuqisë punëtore; 1.4.
Krijon treguesit e performancës vjetore për monitorimin, analizimin, kontrollin dhe vlerësimin e zbatimit të politikave dhe programeve për punësimin dhe aftësim profesional të fuqisë punëtore, nga ana e Agjencisë së Punësimit;
Analizon dhe propozon ndryshimet e nevojshëm në çdo vit për Planin Kombëtar të Punësimit;
Promovon kërkimet shkencore me prioritetet në fushën e punësimit, përmes përfshirjes së tyre në Strategjinë Sektoriale të Ministrisë, në mënyrë për të mbështetur strategjitë dhe politikat në këtë fushë;
Përgatit raporte periodike dhe analiza në lidhje me tregun e punës dhe shkathtësitë e nevojshme;
Zhvillon dhe krijon kornizën operative për licencimin e agjencive private të punësimit;
Mban dhe përditëson regjistrin e agjencive private të punësimit;
Bashkëpunon me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve, në mbështetje të aftësimit profesional të fuqisë punëtore;
Bashkëpunon me akteret relevantë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave të tregut të punës;
Identifikon, analizon dhe propozon politika për zhvillimin e punësimit dhe aftësimit profesional të fuqisë punëtore;
Monitoron zbatimin e strategjive kombëtare dhe planeve të veprimit në fushën e tij;
Pranon dorëzimin dhe shqyrtimin fillestar të dokumenteve, komunikimin me aplikantët, dokumentimin për licencimin e ofruesve jopublikë të shërbimeve të punësimit dhe ndërmarrjeve sociale, përgatitjen e certifikatave dhe licencave, dhe aspekte të tjera administrative që lidhen me procesin e marrjes së lejeve dhe licencave;
Dorëzon aplikimet me dokumentet mbështetëse tek organi përkatës për licencim, për ofruesit jopublik të shërbimeve të punësimit për vendimmarrje, si organ i shkallës së parë;
Përgatit licencat dhe certifikatat përkatëse, në përputhje me legjislacionin për ofruesit jopublikë të shërbimeve të punësimit; dhe
Mban regjistrin e ofruesve jopublikë të shërbimeve të punësimit të certifikuar dhe licencuar.
Udhëheqësi i Divizionit për Politika të Punësimit, raporton te Drejtori i Departamentit.