Divizioni për Politikat e Marrëdhënies së Punës dhe Dialogut Social
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politikat e Marrëdhënies së Punës dhe Dialogut Social, janë:
Inicion dhe përgatit politika në fushën e punës dhe dialogut social;
Përcjell, identifikon dhe propozon transpozimin e legjislacionit të BE-së nga fusha e punës dhe dialogut social;
Përgatit raporte, studime dhe analiza ligjore në fushën e marrëdhënies së punës;
Kryen vlerësime lidhur me zbatimin e legjislacionit në fushën e marrëdhënies së punës;
Monitoron dhe analizon legjislacionin, konventat dhe rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës në fushën e sektorit;
Zhvillon fushata për të parandaluar punën e padeklaruar;
Ofron mbështetje profesionale dhe administrative për Këshillin Ekonomiko-Social;
Bashkëpunon me Departamentin e Politikave Ekonomike në analizën e lëvizjes së pagës minimale;
Vendos në çështjet administrative në procedurën e shkallës së parë për regjistrimin e organizatave sindikale të krijuara në përputhje me dispozitat e Ligjit përkatës për Organizimin Sindikal, si dhe mban një regjistër të shoqatave sindikale të krijuara;
Regjistron dhe mban një regjistër të marrëveshjeve kolektive të krijuara, në përputhje me dispozita e Ligjit përkatës të Punës; dhe
Përcjell zbatimin e strategjive dhe planeve të veprimit.
Udhëheqësi i Divizionit për Politikat e Marrëdhënies së Punës dhe Dialogut Social, raporton tek Drejtori i Departamentit.