Divizioni për Komunikim Publik

Divizioni për Komunikim me Publikun ka për mision ndërmarrjen e veprimeve, për prezantimin sa më objektiv të politikave dhe aktiviteteve të Ministrisë në publik.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Komunikim Publik, janë:

  • Harton dhe siguron zbatimin e planeve të komunikimit të Ministrisë;
  • Informon dhe promovon veprimtarinë dhe aktivitetet e Ministrisë në spektrin publik;
  • Mirëmban ueb faqen zyrtare dhe rrjetet sociale zyrtare të Ministrisë;
  • Organizon konferenca për media dhe përgatit njoftime për shtyp, deklarata, kumtesa, raporte dhe publikime të tjera mediatike;
  • Ofron përkrahje profesionale për personelin e Ministrisë, në fushën e komunikimit dhe informimit në prezantimet mediatike; dhe
  • Përgatit, shpërndan dhe arkivon fotografitë dhe materialet audio-vizuale të aktiviteteve kryesore të Ministrisë.

Udhëheqësi i Divizionit për Komunikim Publik, raporton te Sekretari i Përgjithshëm.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors