Divizioni për Prokurim Publik ka për mision zhvillimin e procedurave të prokurimit, për arritjen e vlerës së parasë në përputhje me parimet e mishëruara në Ligjin përkatës për Prokurimin Publik.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Prokurim Publik, janë:
- Përgatit dhe përditëson planin vjetor të prokurimit për nevojat e Ministrisë, në bashkëpunim me njësitë kërkuese, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
- Zbaton aktivitetet e prokurimit, në përputhje me planin vjetor të prokurimit të Ministrisë;
- Siguron që kërkesat e prokurimit të jenë përgatitur, në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
- Përcakton metodologjinë e prokurimit për tenderë dhe procedurat e vlerësimit të ofertave;
- Propozon komisionet e hapjes dhe/ose vlerësimit të ofertave, konform kërkesave të Ligjit përkatës për Prokurimin Publik;
- Ofron këshilla dhe i asiston menaxhmentit, në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave;
- Shqyrton ankesat e operatorëve ekonomikë dhe kryen përfaqësimin në procedurat ankimore që zhvillohen pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit; dhe
- Harton raportimin përfundimtar të prokurimit për nevoja të Ministrisë dhe Komisionit Rregullativ për Prokurimin Publik.
Udhëheqësi i Divizionit për Prokurim Publik, raporton te Sekretari i Përgjithshëm.