Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave

Departamenti për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave ka për mision arritjen e pajtueshmërisë së politikave, planeve dhe strategjive në fushëveprimin e Ministrisë, në përputhje me politikat qeveritare dhe standardet e dokumentet strategjike të Bashkimit Evropian.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, janë:

  • Koordinon hartimin e planeve periodike përkatëse të Ministrisë në fushën e integrimit evropian (PKZMSA, ERA, PRE dhe të ngjashme);
  • Koordinon hartimin e planeve periodike dhe dokumenteve zhvillimore të punës së Qeverisë dhe Ministrisë (PVPM, PSO dhe të ngjashme);
  • Ndihmon dhe këshillon në përcaktimin dhe vendosjen e prioriteteve të Ministrisë, duke marrë parasysh obligimet që dalin nga procesi i integrimit evropian, si dhe asiston në pajtueshmërinë e politikave, planeve dhe strategjive me politikat qeveritare dhe standardet e Bashkimit Evropian;
  • Monitoron dhe raporton mbi zbatimin e planeve periodike përkatëse të Ministrisë, në fushën e integrimit evropian dhe planeve periodike të punës së Qeverisë dhe Ministrisë;
  • Koordinon dhe/ose udhëheq punën në zhvillimin e dokumenteve të politikave të cilat hartohen nga njësitë administrative të Ministrisë, duke siguruar që këto dokumente të jenë në pajtim dhe konsistencë me politikat e Qeverisë;
  • Koordinon punën dhe siguron kontributet për zhvillimin e dokumenteve planifikuese të Qeverisë dhe ofron asistencë rreth kostimit të tyre, në raport me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumenteve tjera strategjike;
  • Udhëheq koordinimin e asistencës së IPA-s dhe kontribuon në zbatimin e prioriteteve dhe planeve të Ministrisë;
  • Udhëheq dhe/ose koordinon takimet e rregullta, lidhur me agjendën evropiane nga fushëveprimtaria e Ministrisë; dhe
  • Bashkëpunon dhe ndihmon njësitë administrative në Ministri për ngritjen e kapaciteteve të stafit dhe komunikimit për çështjet që lidhen me integrimin evropian, politikat publike dhe IPA-n në fushëveprimin e Ministrisë.

Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, raporton te Sekretari i Përgjithshëm.

Në kuadër të Departamentit bëjnë pjesë divizionet, si në vijim:

  • Divizioni për Integrim Evropian;
  • Divizioni për Koordinim të Politikave; dhe
  • Divizioni për Koordinimin e IPA-s.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors