Departamenti për Politikat e Punës dhe Punësimit, ka për mision zhvillimin e politikave publike në lidhje me të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëdhëniet individuale dhe kolektive të punës, vendosjen e standardeve për vende të sigurta të punës dhe promovimin e dialogut social në nivel vendi, uljen e nivelit të papunësisë dhe joaktivitetit ekonomik, me fokus të veçantë te gratë, të rinjtë dhe kategoritë shoqërore të margjinalizuara, si dhe forcimin e shkathtësive të fuqisë punëtore dhe përputhjen e tyre me nevojat e tregut të punës
Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për Politikat e Punës dhe Punësimit, janë:
Zhvillon politikat strategjike, legjislative, analitike, administrative dhe të tjera profesionale, që lidhen me marrëdhëniet e punës individuale dhe kolektive, sigurinë në punë dhe bashkëpunimin trepalësh
Zhvillon programe të destinuara për ekspertë të sigurisë në punë, në kuadër të trajnimeve të vazhdueshme
Mbështet mekanizmat për vlerësimin e performancës dhe mbikëqyrjes së punës së Inspektoratit të Punës dhe Agjencisë së Punësimit, ofron ndihmë profesionale për organet, punëdhënësit, shoqatat e punëdhënësve, sindikatat dhe punëtorët
Ofron ndihmë profesionale dhe administrative për Këshillin Ekonomiko-Social dhe Këshillin Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë
Promovon dialogun social, si dhe konceptin e negociatave kolektive
Vendos në çështjet administrative në procedurën e shkallës së parë për kërkesat nga fusha e sigurisë në punë, me dhënien e autorizimit personave për sigurinë në punë si dhe për regjistrimin e organizatave sindikale
Bashkëpunon me Departamentin Ligjor në përgjigjet ndaj ankesave, dhe në procesin e përfarimit të legjislacionit në fushën e punës dhe sigurisë në punë me legjislacionin e BE-së
Monitoron zbatimin e strategjive dhe planeve të veprimit në fushëveprimin e Departamentit
Harton, monitoron dhe përmirëson politikat, dokumentet strategjike në fushën e punësimit, aftësimit profesional dhe ndërmarrësisë sociale
Propozon, zhvillon dhe siguron zbatimin e legjislacionit në fushën e punësimit, aftësimit profesional dhe ndërmarrësisë sociale
Stimulon, implementon dhe monitoron politikën kombëtare të zhvillimit të tregut të punës, në përputhje me rekomandimet dhe udhëzimet e BE-së
Zhvillon dhe monitoron treguesit e zbatimit të politikave të tregut të punës
Promovon prioritetet në fushën e punësimit dhe ndërmarrësisë sociale
Vendos në çështjet administrative në procedurën e shkallës së parë, për kërkesat në lidhje me dhënien e autorizimit për ofruesit jopublik të shërbimeve të punësimit dhe për kërkesat në lidhje me dhënien e autorizimit për personat juridikë që zhvillojnë ndërmarrësi sociale.
Drejtori i Departamentit për Politikat e Punës dhe Punësimit, raporton tek Sekretari i Përgjithshëm
Në kuadër të këtij Departamenti bëjnë pjesë divizionet, si në vijim:
Divizioni për Politikat e Marrëdhënies së Punës dhe Dialogut Social
Divizioni për Politikat e Sigurisë dhe Shëndetin në Punë