Përfaqësues nga Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare morën pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Garancinë Evropiane për Fëmijët, e organizuar nga Komisioni Evropian, UNICEF dhe Republika e Kroacisë, përkatësisht Ministria e Punës, Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikës Sociale.
Konferenca, e mbajtur në Zagreb më 30-31 mars, kishte për qëllim uljen e varfërisë tek fëmijët, përmes përmirësimit të qasjes në shërbimet thelbësore për fëmijët në nevojë, si dhe mbështetjen e reformave në vendet kandidate.
Kjo nismë synon që angazhimet politike të përkthehen në veprime konkrete, duke garantuar mbështetje të drejtpërdrejtë për mirëqenien e fëmijëve.
Gjatë konferencës, pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë përvoja mbi progresin e arritur, sfidat ekzistuese dhe nevojën për forcimin e koordinimit ndërinstitucional.
Me këtë rast, Republika e Kosovës rikonfirmoi përkushtimin e saj për zhvillimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve në funksion të mirëqenies së çdo fëmije.
