Ministri Hoti priti në takim Shefen në detyrë të Zyrës së BE-së, znj. Eva Palatova

Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, z. Andin Hoti, priti sot në një takim koordinues Shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, znj. Eva Palatova.

Gjatë takimit, Ministri Hoti theksoi përkushtimin e plotë të Ministrisë për përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga Plani i Rritjes, dhe zbatimin e programeve aktuale që bien në fushën e Ministrisë, si Skema Garancisë Rinore, duke u zotuar për angazhim maksimal në bashkëpunim me të gjithë mekanizmat relevantë dhe në koordinim të ngushtë me institucionet e Bashkimit Evropian.

Ai nënvizoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërinstitucional, me qëllim që zbatimi i masave legjislative dhe atyre zbatuese të realizohet në përputhje me afatet e përcaktuara kohore.

Znj. Palatova e uroi Ministrin Hoti për detyrën dhe rikonfirmoi mbështetjen e Bashkimit Evropian për institucionet e Kosovës në përmbushjen e reformave që dalin nga Plani i Rritjes, veçanërisht në këtë fazë të rëndësishme të zbatimit.

Takimi u përmbyll me dakordimin që të thellohet bashkëpunimi dhe të intensifikohet koordinimi në funksion të avancimit të reformave dhe përmbushjes së prioriteteve të përbashkëta.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors