Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara dhe licencuara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në mbështetjen e kategorive sociale dhe fuqizimin e familjes/individëve në nevojë sociale, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në zbatimin e objektivave dhe aktiviteteve në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.
Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 7 ditë pune dhe përfundon me datën: 22 Prill 2026 ora 16:00.
Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen në zarfe të mbyllura me postë ose personalisht, në adresën e Ministrisë:
Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare
Zyra e Arkivit
Adresa: Rr. ‘Edit Durham’, nr. 46
10000 Prishtinë
Dokumentet e dorëzuara në zarfe të mbyllura nuk duhet të hapen para takimit të Komisionit vlerësues.
Referojuni tekstit të thirrjes publike.