Detyrimet e tjera të punëdhënësve, sipas Ligjit të SShP-së
Punëdhënësi është i detyruar që të mbulojë të gjitha shpenzimet për kurimin e të punësuarit që ka pësuar lëndim në punë apo sëmundje profesionale, nëse nuk është i siguruar në ndonjë kompani të sigurimeve.
Punëdhënësi është i detyruar të bëjë vlerësim të hollësishëm të risqeve për secilin vend të punës.
Punëdhënësi është i detyruar të udhëhiqet nga parimi i trajtimit të barabartë në marrjen e masave të sigurisë dhe shëndetit në punë për të gjithë të punësuarit.