Koraci za sprovođenje procene rizika

Kjo prezantohet si metodë e thjeshtësuar, e reduktuar në pesë hapa të thjeshtë:

  1. Ecni përreth vendit të punës, shikoni dhe gjeni, identifikoni se çfarë mund të shkaktoj dëm. Përqendrohuni vetëm në rreziqet e rëndësishme, të cilat mund t’i rrezikojnë njerëzit, injoroni gjërat e vogla. Pyetni të punësuarit, ku i shohin ata rreziqet, si mendojnë ata se mund të përmirësohen kushtet e punës. Është e nevojshme të merren në konsideratë edhe ngjarjet e pafavorshme, që kanë ndodhur në të kaluarën, ose “për pak sa nuk kanë ndodhur”.
  2. Shqyrtoni kush mund të dëmtohet, nëse dikush tjetër përveç të punësuarit mund të rrezikohet. Kontrolloni nëse është bërë gjithçka që kërkohet nga rregulloret e sigurisë. Nëse jo, së pari, është e nevojshme të respektohen kërkesat ligjore për sigurinë.
  3. Mundohuni të merrni me mend probabilitetin e ngjarjes së pafavorshme dhe asaj që mund të ndodhë. Nëse kërcënimi mund të konsiderohet serioz, mundohuni të sugjeroni se cilat masa duhet të ndërmerren për të eliminuar riskun. Është i nevojshëm informimi i menjëhershëm për kërcënimin serioz dhe të kërkohet riparimi.
  4. Shkruani rrjedhën e kontrollit, rezultatet e gjetjeve dhe zgjedhjet e mundshme të sugjeruara dhe dorëzoni ato për zgjidhje te stafi menaxhues përgjegjës.
  5. Mësoni edhe kolegët tuaj të ecin me sy hapur dhe të dallojnë se çfarë mund të shkaktojë aksident.
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors