Dokumentet për aplikim:
1. Kërkesë për njohjen e statusit të ndërmarrjes sociale
2. Model i Planit të Biznesit të Ndërmarrjes Sociale
3. Akti i themelimit (vetëm për OJQ-të)
Dokumentet për Raportim
1.Modeli i formës për raportim vjetor
____________________________________________________________________________________________________________________________
Ligji për Ndërmarrjet Sociale[1] në Nenin 3 (1.1) i përkufizon ndërmarrjet sociale si në vijim:
”Ndërmarrje sociale’’– është personi juridik pavarësisht mënyrës së themelimit të tij, që në aktin e vet themelues i përmban objektivat sociale, kryen aktivitete ekonomike, bënë prodhimin e mallrave dhe ofron shërbime në interes të përgjithshëm të shoqërisë dhe i integron në punë personat nga grupet e cenueshme;
Në kornizën ligjore bazë për ndërmarrjet sociale në Kosovë bëjnë Pjesë Legjislacioni për Themelimin dhe funksionimin e Organizatave Jo Qeveritare, për rastet kur ndërmarrjet sociale themelohen si OJQ, kurse, legjislacioni për shoqëritë tregtare për rastet e themelimit të tyre si shoqëri tregtare. Ndërsa, Ligji për Ndërmarrjet Sociale krijon bazën për njohjen e statusit të ndërmarrjeve sociale dhe rregullimin e tyre si të tilla në sistemin juridik të Kosovës.
Pavarësisht formës së organizimit të ndërmarrjeve sociale ato kanë të drejtë të merren me aktivitetet e Kategorisë A dhe B të parapara me Ligjin për Ndërmarrjet Sociale. Sa i përkt kategorizimit të ndërmarrjeve sociale në Katgorinë A dhe B ligji për ndërmarrje sociale ka përcaktuar që:
- Ndërmarrje Sociale të kategorisë A, që ofrojnë shërbime që garantojnë përfshirjen e personave të margjinalizuar për përmirësimin e mirëqenies se tyre dhe zhvillojnë aktivitete në fushat e përcaktuara me ligj;
- Ndërmarrjet Sociale të kategorisë B, që i punësojnë së paku tridhjetë për qind (30%) të punonjësve nga grupet e cenueshme dhe angazhohen në ofrimin e shërbimeve të dobishme për shoqërinë, apo në rritjen, përpunimin, prodhimin, procesimin e produkteve për shitje, dhe zhvillojnë aktivitete në ndonjërën apo në disa nga fushat e përcaktuara në ligj.
MËNYRA E REGJISTRIMIT TË NDËRMARRJEVE SOCIALE
- Hapi i parë – aplikimi dhe regjistrimi si person juridik, në ndonjërën prej formave në të cilat është paraparë që mund të themelohen ndërmarrjet sociale.
- Hapi i dytë – përfshinë aplikimin dhe fitimin e statusit të ndërmarrjes sociale.
Në mënyrë që aplikimi për statusin e ndërmarrjes sociale të jetë i suksesshëm, gjatë fazës së parë të aplikimit për regjistrim duhet të inkorporohen në dokumentet themeluese dhe statut gjithë kërkesat e ligjit për Ndërmarrjet Sociale.
Aplikimi për njohje të statusit për ndërmarrje sociale
Të gjitha OJQ-të dhe bizneset që aplikojnë për marrjen e statusit të Ndërmarrjes Sociale, duhet të dërgojnë kërkesën e tyre së bashku me dokumentet e kërkuara (shih kornizat e bashkëngjitura më lartë të cilat duhet të plotësohen) në formë fizike tek Sekretariati i Komisionit për Vlerësimin e Statusit të Ndërmarrjeve Sociale (KVSNS).
Adresa: Sheshi ‘Zahir Pajaziti’, ish MPMS, kati i II-të (Kino Armata)
Kontakt: Kushtrim Hajdari: 038 200 26 084
kushtrim.hajdari@rks-gov.net
Valbona Sopi: 038 200 26 074
valbona.sopi@rks-gov.net
Aktet nënligjore – Ndërmarrësia Sociale