Para së gjithash, të punësuarit duhet të përmbushin në mënyrë strikte detyrat ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, për të cilat ata janë trajnuar, informuar dhe udhëzuar.
Të punësuarit duhet të dinë se të gjitha aktivitetet e punës, mjedisi i punës dhe pajisjet e punës përmbajnë risqe për sigurinë dhe shëndetin e tyre dhe për këtë arsye ata duhet të veprojnë me kujdes, në mënyrë të përgjegjshme dhe me maturi. Ata duhet të mësojnë ku janë risqet.
Të punësuarit duhet të japin kontribut edhe në krijimin e marrëdhënieve të mira të punës, krijimin e një kulture të punës, atmosferës pozitive për punë, ata duhet ta çmojnë shëndetin dhe mirëqenien e tyre.

Siguria dhe shëndeti në punë është edhe në duart e të punësuarve
Komunikimi me punëdhënësin mund të zhvillohet në mënyrë efektive përmes përfaqësuesve të të punësuarve me rol specifik në siguri dhe shëndet në punë