Trajnimi i sigurisë dhe shëndetit do të thotë të ndihmoni të punësuarit të mësojnë si të bëjnë diçka, t’i tregoni atyre çfarë duhet të bëjnë e çfarë jo, ose thjesht t’ju ofroni atyre informacionet e nevojshme. Trajnimi nuk ka të bëjë vetëm me kurse formale ‘në klasë’. Trajnimi për SShP duhet të përfshijë edhe pjesën praktike të zhvillimit të aftësive për ta menaxhuar situatën e SShP-së në punë.

Detyrat ligjore lidhur me trajnimin dhe informimin [neni 20 i Ligjit të SShP-së]:
Punëdhënësi duhet të sigurojë që secili i punësuar të trajnohet për sigurinë dhe shëndetin në punë:

Trajnime specifike do të ofrohen për:
– të punësuarin e caktuar për të kryer aktivitete të sigurisë dhe shëndetit në punë;
– përfaqësuesit e të punësuarve;
– të punësuarit që punojnë në kushte të veçanta me risk të lartë;
– menaxherët, mbikëqyrësit dhe udhëheqësit e ekipit;
– punëtorët e specializuar, kërkohet licencim për operim;
– individët përgjegjës për evakuim, shpëtim, fikjen e zjarrit;
– ofruesit e ndihmës së parë.
Trajnimi i SShP-së do të organizohet gjatë orarit të punës.
Niveli i trajnimit të SShP-së dukshëm ndikon në sjelljen e të punësuarve dhe menaxherëve dhe në qëndrimin e tyre. Shkeljet e rregullores së sigurisë dhe shëndetit, paraqitja e situatave të rrezikshme në vendin e punës dhe lëndimet në punë shpesh janë rezultat i mungesës së njohurive për rregulloret dhe parimet e SShP-së, mungesës së shkathtësive praktike dhe qëndrimit të gabuar ndaj SShP-së. Prandaj, trajnimi i SShP-së nuk paraqet vetëm ofrimin e informacionit, por edhe edukimin për sjelljen e sigurt në përgjithësi, duke vënë theksin te zbatimi i vërtetë i parimeve të mësuara në sjelljen e përditshme. Pjesë përbërëse e procesit të edukimit të të punësuarve në SShP do të jetë edhe kontrolli i vazhdueshëm dhe kërkesa për respektimin e rregullave.
Procesi modern i të mësuarit zhvillohet në 4 faza bazë:
Informimi i të punësuarve [neni 18 i Ligjit të SShP-së]
Punëdhënësi është i obliguar t’ju ofrojë informacione të punësuarve dhe përfaqësuesve të tyre në lidhje me:
Secili që punon për punëdhënësin, duke përfshirë edhe të vetëpunësuarit, duhet të dijë si të punojë në mënyrë të sigurt dhe pa risqe për shëndetin. Andaj informimi adekuat, udhëzimet dhe trajnimi për SShP do të jenë të detyrueshme, të ofruara edhe për të punësuarit e kompanisë kontraktuese, personat e vetëpunësuar, personat e kontraktuar për shërbime të jashtme, praktikantët dhe nëse është e nevojshme edhe për vizitorët.