Thirrje publike për mbështetje financiare për projektet e OJQ-ve të licencuara në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare u bënë thirrje të gjitha organizatave jo-qeveritare të regjistruara dhe licencuara në Republikën e Kosovës, programi i punës i të cilave është i fokusuar në mbështetjen e kategorive sociale dhe fuqizimin e familjes/individëve në nevojë sociale, të aplikojnë për mbështetje financiare për projektet që kontribuojnë në zbatimin e objektivave dhe aktiviteteve në fushën e shërbimeve sociale dhe familjare.

Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve është 7 ditë pune dhe përfundon me datën: 22 Prill 2026 ora 16:00.

Dokumentet e kompletuara duhet të dërgohen në zarfe të mbyllura me postë ose personalisht, në adresën e Ministrisë:

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare

Zyra e Arkivit

Adresa: Rr. ‘Edit Durham’, nr. 46

10000 Prishtinë

Dokumentet e dorëzuara në zarfe të mbyllura nuk duhet të hapen para takimit të Komisionit vlerësues.

Referojuni tekstit të thirrjes publike.


wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors