Odeljenje za politiku radnih odnosa i socijalnog dijaloga

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politikat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, janë:

  • Inicion dhe përgatit politika në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë;
  • Përgatit strategji ndërsektoriale në fushën e sigurisë në punë dhe monitoron zbatimin e tyre, në bashkëpunim me strukturat e tjera kompetente;
  • Harton udhëzues, manuale dhe modele për zbatimin e legjislacionit te sigurisë në punë;
  • Merr pjesë në vendosjen në çështjet administrative në procedurën e shkallës së parë, për kërkesat për autorizimin e personave për të kryer veprimtari të sigurisë në punë;
  • Harton koncepte dhe zbaton fushata në fushën e sigurisë në punë;
  • Bashkëpunon me institucione dhe organizata ndërkombëtare dhe kombëtare për sigurinë në punë;
  • Koordinon aktivitete në projektet në fushën e sigurisë në punë;
  • Ofron mbështetje profesionale dhe administrative për Këshillin Nacional për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë;
  • Monitoron gjendjen e sistemit të sigurisë në punë, përmes Sistemit të Informacionit të Sigurisë në Punë;’
  • Siguron shkëmbimin e vazhdueshëm të të dhënave për shëndetin dhe sigurinë në punë, me institucionet relevante;
  • Kujdeset për dorëzimin dhe shqyrtimin fillestar të dokumenteve, komunikimin me aplikantët, dokumentimin e provimit të certifikimit të ekspertëve për sigurinë dhe shëndetin në punë, përgatitjen e certifikatave dhe licencave, dhe aspekte të tjera administrative që lidhen me procesin e marrjen së Certifikatës së Ekspertit, Licencës së Shërbimit, Certifikatës së Trajnerit dhe Licencës së Trajnimit;
  • Pergatite materialet dhe organizon provimin profesional për sigurinë në punë dhe dokumenton tërë procesin e ekzaminimit të certifikimit; dhe
  • Kryen dhe detyra të tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Udhëheqësi i Divizionit për Politikat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, raporton te Drejtori i Departamentit.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors