Odeljenje za javne nabavke

Divizioni për Prokurim Publik ka për mision zhvillimin e procedurave të prokurimit, për arritjen e vlerës së parasë në përputhje me parimet e mishëruara në Ligjin përkatës për Prokurimin Publik.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Prokurim Publik, janë:

  • Përgatit dhe përditëson planin vjetor të prokurimit për nevojat e Ministrisë, në bashkëpunim me njësitë kërkuese, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
  • Zbaton aktivitetet e prokurimit, në përputhje me planin vjetor të prokurimit të Ministrisë;
  • Siguron që kërkesat e prokurimit të jenë përgatitur, në përputhje me rregullat dhe procedurat e prokurimit;
  • Përcakton metodologjinë e prokurimit për tenderë dhe procedurat e vlerësimit të ofertave;
  • Propozon komisionet e hapjes dhe/ose vlerësimit të ofertave, konform kërkesave të Ligjit përkatës për Prokurimin Publik;
  • Ofron këshilla dhe i asiston menaxhmentit, në marrjen e vendimeve lidhur me çështjet kontestuese që mund të dalin në rastet e ekzekutimit të kontratave;
  • Shqyrton ankesat e operatorëve ekonomikë dhe kryen përfaqësimin në procedurat ankimore që zhvillohen pranë Organit Shqyrtues të Prokurimit; dhe
  • Harton raportimin përfundimtar të prokurimit për nevoja të Ministrisë dhe Komisionit Rregullativ për Prokurimin Publik.

Udhëheqësi i Divizionit për Prokurim Publik, raporton te Sekretari i Përgjithshëm.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors