Odeljenje za politiku radnih odnosa i socijalni dijalog

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politikat e Marrëdhënies së Punës dhe Dialogut Social, janë:

  • Inicion dhe përgatit politika në fushën e punës dhe dialogut social;
  • Përcjell, identifikon dhe propozon transpozimin e legjislacionit të BE-së nga fusha e punës dhe dialogut social;
  • Përgatit raporte, studime dhe analiza ligjore në fushën e marrëdhënies së punës;
  • Kryen vlerësime lidhur me zbatimin e legjislacionit në fushën e marrëdhënies së punës;
  • Monitoron dhe analizon legjislacionin, konventat dhe rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës në fushën e sektorit;
  • Zhvillon fushata për të parandaluar punën e padeklaruar;
  • Ofron mbështetje profesionale dhe administrative për Këshillin Ekonomiko-Social;
  • Bashkëpunon me Departamentin e Politikave Ekonomike në analizën e lëvizjes së pagës minimale;
  • Vendos në çështjet administrative në procedurën e shkallës së parë për regjistrimin e organizatave sindikale të krijuara në përputhje me dispozitat e Ligjit përkatës për Organizimin Sindikal, si dhe mban një regjistër të shoqatave sindikale të krijuara;
  • Regjistron dhe mban një regjistër të marrëveshjeve kolektive të krijuara, në përputhje me dispozita e Ligjit përkatës të Punës; dhe
  • Përcjell zbatimin e strategjive dhe planeve të veprimit.

Udhëheqësi i Divizionit për Politikat e Marrëdhënies së Punës dhe Dialogut Social, raporton tek Drejtori i Departamentit.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors