Odeljenje za socijalne beneficije

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Përfitime Sociale, janë:

  • Implementon politikat dhe programet për përfitimet sociale për lehona, shtesa për fëmijë dhe përfitimet të tjera sociale që caktohen me akte normative të Qeverisë apo Ministrit
  • Siguron zbatimin e legjislacionit për përfitimet sociale për lehona, shtesa për fëmijë dhe përfitimet të tjera sociale
  • Grumbullon, analizon dhe raporton të dhënat për përfitimet sociale për lehona, shtesa për fëmijë dhe përfitimet të tjera sociale
  • Kujdeset në finalizimin e pagesave të përfitimet sociale për lehona, shtesa për fëmijë dhe përfitimet të tjera sociale
  • Koordinon aktivitetet që kanë për qëllim përmirësimin e procesin të regjistrimit, aplikimit dhe përfitimit të programit për lehona, shtesa për fëmijë dhe përfitimet të tjera sociale.
  • Koordinon aktivitetet me departamentin përkatës të TI dhe institucionet qeveritare për TI lidhur me sistemet elektronike përmes të cilit mundësohet implementimi i përfitimeve sociale.
  • Përmes qendrës së thirrjeve (tavolina ndihmëse), ofron këshillimet e nevojshme për qytetarët që kanë nevojë për informata lidhur me aplikimin dhe përfitimet sociale për lehona, shtesa për fëmijë dhe përfitimet tjera sociale.
  • Bashkëpunon dhe koordinon aktivitetet me Qendrat për Punë Sociale, për zbatimin e skemës së përkrahjes së familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar
  • Menaxhon dhe mirëmban të dhëna për aplikuesit dhe përfituesit e skemës së familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar.

Udhëheqësi i Divizionit për Përfitimet Sociale, raporton te Drejtori i Departamentit.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors