Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Hartim të Legjislacionit, janë:
Koordinon dhe/ose merr pjesë në hartimin e akteve normative, marrëveshjeve ndërkombëtare dhe dokumenteve të politikave të Ministrisë;
Siguron pajtueshmërinë e akteve normative të Ministrisë me dispozitat kushtetuese dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë;
Obezbeđuje usklađenost sa tehnikama i standardima izrade zakonskih propisa iz delokruga Ministarstva;
Bashkëpunon me strukturat relevante në përgatitjen e Programit Legjislativ dhe Planit të Akteve Nënligjore, si dhe përcjell ecurinë e tyre;
Shqyrton dhe është përgjegjës për versionet përfundimtare të projektakteve normative;
Koordinon procesin e konsultimeve dhe përgatitjen e dokumenteve relevante;
Përgatit dokumentet përcjellëse relevante, për miratimin e akteve normative të Ministrisë; dhe
Njofton Zyrën Ligjore të ZKM-së për miratimin e akteve nënligjore nga Ministri, si dhe siguron publikimin e tyre në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës;
Udhëheqësi i Divizionit për Hartim të Legjislacionit, raporton te Drejtori i Departamentit Ligjor.