Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Pensione të Jashtme, janë:
Siguron zbatimin e politikave për realizimin e të drejtës së pensioneve jashtë shtetit
Siguron zbatimin e marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale nga fusha e sigurime sociale
Siguron zbatimin e legjislacionit relevant ndërkombëtar dhe zbatimin e procedurave për pensionet e jashtme, për pensione që ndërlidhet me punësimin jashtë dhe brenda vendit
Siguron informatat për procedurat që duhet të ndiqen për aplikim
Siguron zbatimin e standardeve të përfshirjes së pensioneve të jashtme në skemat pensionale
Propozon dhe merr pjesë në hartimin e marrëveshjeve bilaterale të sigurime sociale
Përgatit analiza dhe raporte të rregullta periodike në fushën e pensioneve të jashtme
Përgatit informata dhe siguron formularët e nevojshëm për realizimin e kërkesave për të gjitha llojet e pensioneve për qytetarët e Kosovës që përkohësisht kanë punuar jashtë vendit, si dhe të huajt që kanë punuar në Kosovë, në harmoni me marrëveshjet në fuqi
Verifikon dhe siguron unifikimin e stazhit pensional të punës, për të siguruarit kosovarë që kanë punuar jashtë vendit dhe të huajt që kanë punuar në Kosovë
Zhvillon procedurat lidhur për kthimin e mbi-pagesave dhe përfitimeve të pensioneve
Inicion procedurat për realizimin e të drejtës në pension të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, konform marrëveshjeve bilaterale dhe multilaterale të sigurime sociale.
Udhëheqësi i Divizionit për Pensione të Jashtme, raporton te Drejtori i Departamentit.