Divizioni për Administrimin e Skemave Pensionale

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizioni për Administrimin e Skemave Pensionale, janë:

  • Administron të gjitha skemat pensionale në përputhje me legjislacionin në fuqi
  • Administron, menaxhon dhe koordinon aktivitetet me Zyrat e Pensioneve, si degë lokale të Ministrisë
  • Menaxhon dhe mirëmban regjistrat e pagesave të skemave pensionale, në pajtim me legjislacionin në fuqi
  • Siguron hapjen e llogarive bankare për përfituesit e skemave pensionale
  • Siguron zbatimin e marrëveshjeve dhe kontratave me bankat komerciale apo institucionet e tjera mikrofinanciare, për realizimin e pagesave të pensioneve
  • Propozon, harton dhe siguron zbatimin e procedurave administrative për aplikim dhe realizim të së drejtës për pension
  • Identifikon dhe përgatit kërkesat për kthimin e pagesave të tepërta apo të mangëta.

Udhëheqësi i Divizionit për Administrimin e Skemave Pensionale, raporton te Drejtori i Departamentit.

Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors