Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Koordinim të Politikave, janë:
Ofron mbështetje në hartimin e dokumenteve strategjike të Ministrisë, duke siguruar pajtueshmërinë mes tyre dhe dokumenteve t; tjera qeveritare;
Ofron ndihmë për strukturat organizative të Ministrisë në përgatitjen e koncept dokumenteve për iniciativat e Ministrisë;
Siguron koordinimin e procesit të zhvillimit të dokumenteve strategjike të Ministrisë me procesin e planifikimit buxhetor;
Koordinon hartimin e planeve periodike dhe dokumenteve zhvillimore të punës së Qeverisë dhe Ministrisë (PVPM, PSO dhe të ngjashme), duke siguruar harmonizimin e tyre me kornizën afatmesme të shpenzimeve dhe dokumentet e tjera strategjike;
Ofron mbështetje për monitorimin dhe raportimin e zbatimit të strategjive, planeve dhe politikave të Ministrisë; dhe
Bashkëpunon dhe ndihmon njësitë administrative në Ministri për ngritjen e kapaciteteve të stafit dhe komunikimit, për çështjet që lidhen me politikat publike në fushëveprimin e Ministrisë.
Udhëheqësi i Divizionit për Koordinim të Politikave, raporton te Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.