Odsek za upravljanje ugovorima

Divizioni për Menaxhimin e Kontratave ka për mision menaxhimin dhe ofrimin e mbështetjes në administrimin e kontratave të Ministrisë, në cilësinë e autoritetit kontraktues në raport me menaxherët e kontratave dhe/ose operatorët ekonomikë, sipas Ligjit përkatës për Prokurimin Publik.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhimin e Kontratave, janë:

  • Rekomandon formën e menaxhimit të kontratave të lidhura, sipas Ligjit përkatës për Prokurimin Publik;
  • Menaxhon zbatimin e kontratave, si dhe vlerësimin e performancës së kontraktuesve, në pajtim me legjislacionin përkatës për prokurimin publik;
  • Ofron përkrahje për menaxherin e kontratës dhe/ose menaxherin e projektit rreth menaxhimit të zbatimit të kontratave, si dhe vlerësimin e performancës së kontraktuesve në pajtim me legjislacionin përkatës për prokurimin publik, përfshirë ato të performancës, dorëzimit të dokumentacionit përkatës, përmbushjen e pagesave dhe obligimeve tjera para datës së mbylljes së kontratës;
  • Asiston në hartimin e planeve për menaxhimin e kontratave;
  • Asiston në menaxhimin e procedurave të pranimit;
  • Siguron kontrollin adekuat të kostove, cilësisë dhe kohës, aty ku është e përshtatshme, në kontratat e Ministrisë;
  • Siguron që aktivitetet administrative lidhur me menaxhimin e kontratës, të evidentohen në sistemin përkatës elektronik;
  • Në bashkëpunim me menaxherin e kontratës dhe/ose menaxherin e projektit, përgatit raporte rreth dinamikës dhe/ose ecurisë së kontratave; dhe
  • Kryen dhe detyra tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.

Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhimin e Kontratave, raporton te Sekretari i Përgjithshëm.

wpChatIcon
wpChatIcon
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors