Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Politikat Pensionale dhe Invalidore, janë:
Propozon dhe harton politikat për zhvillimin e sistemit pensional dhe invalidor, në përputhje me standardet ndërkombëtare
Monitoron dhe zbaton politikat e vendosura për funksionimin e sistemit të sigurimit pensional, invalidor, aftësisë së kufizuar dhe të kategorive të dala nga lufta
Përgatit analiza, raporte, informacione, studime dhe programe si bazë profesionale, për përcaktimin dhe zbatimin e politikës të pensioneve
Kryen analiza të trendeve demografike, të tregut të punës dhe tregut të kapitalit në planin afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, duke propozuar masa adekuate në fushën e politikës pensionale
Planifikon buxhetin për të gjitha skemat pensionale
Përgatit analiza dhe raporte të rregullta në fushën e pensioneve
Ofron rekomandime organit vendimmarrës rreth përcaktimit te vlerës së pensioneve, përshtatshmërish me koston e jetesës në Kosovë
Udhëheqësi i Divizionit për Politika Pensionale dhe Invalidore, raporton te Drejtori i Departamentit.