Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave, janë:
Shqyrton parashtresat dhe ankesat në shkallë të dytë të personave fizikë dhe juridikë, ndaj vendimeve të shkallës së parë dhe sipas afateve ligjore të përcaktuara me legjislacionin në fuqi, në rastet kur nuk ka komision të veçantë të themeluar;
Propozon themelimin e komisioneve të shkallës së dytë për shqyrtimin e ankesave dhe parashtresave;
Organizon dhe menaxhon punën e komisioneve të shkallës së dytë, për shqyrtimin e parashtresave dhe ankesave;
Dorëzon lëndët te Divizioni përkatës i Komisioneve Mjekësore për vlerësim dhe ekzaminim shëndetësor dhe i pranon të njëjtat pas vlerësimit dhe ekzaminimit shëndetësor të lëndës nga Komisioni Mjekësor;
Ofron asistencë profesionale lidhur me konteste gjyqësore të Ministrisë, duke i ofruar dhe siguruar të gjitha provat materiale fizike dhe elektronike për lëndët gjyqësore;
Bashkëpunon me departamentet përkatëse të Ministrisë dhe strukturat e tjera, lidhur me çështjet kontestimore të Ministrisë;
Trajton parashtresat e Avokatit të Popullit dhe institucioneve të tjera të ngjashme; dhe
Mirëmban dhe përditëson regjistrin e ankesave dhe parashtresave.
Udhëheqësi i Divizionit për Shqyrtimin e Parashtresave dhe Ankesave, raporton te Drejtori i Departamentit Ligjor.