Division for Approximation of Legislation with the Acquis
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Përafrimin e Legjislacionit me Acquis, janë:
Harton dhe përditëson planin vjetor të brendshëm të përafrimit të legjislacionit me Acquis, përfshirë identifikimin e Acquis dhe përcaktimin e nivelit të përputhshmërisë, sipas planifikimit në Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së dhe dokumentet tjera që kanë të bëjnë me integrimin evropian;
Ofron mbështetje ligjore dhe merr pjesë në hartimin e akteve normative që kanë dhe/ose ndërlidhen me Acquis;
Ofron mbështetje ligjore për interpretimin e Acquis, ndërlidhur me procesin e hartimit dhe interpretimit të akteve normative të Ministrisë;
Përgatit Deklaratën e Përputhshmërisë dhe Tabelat e Përputhshmërisë që preken nga Acquis, nga fushëveprimtaria e Ministrisë;
Dërgon dokumentet përcjellëse, për sigurimin e Opinionit të Përputhshmërisë me Acquis;
Siguron respektimin e teknikave dhe standardeve të përafrimit të legjislacionit nga fushëveprimi i Ministrisë; dhe
Monitoron dhe analizon ecurinë e planit të përafrimit të legjislacionit në kuadër të Ministrisë me Acquis;
Udhëheqësi i Divizionit për Harmonizim të Legjislacionit, raporton te Drejtori i Departamentit Ligjor.