Obligations of the employee

Në përgjithësi të punësuarit janë të detyruar të respektojnë detyrimet sipas kontratës së tyre të punës; të përmbushin detyrat e punës në kohë dhe me cilësinë e kërkuar; të përdorin tërësisht kohën e tyre të punës dhe pajisjet e punës, të ndjekin rregulloret ligjore dhe rregulloret e tjera për punën që kryhet…

Përveç kësaj, neni 21 i Ligjit të SShP-së përcakton detyrat në vijim të të punësuarve:

Çdo i punësuar ka përgjegjësi të përkujdeset për sigurinë dhe shëndetin e vet dhe të personave të tjerë në punë, në përputhje me trajnimin dhe udhëzimet që i janë dhënë nga punëdhënësi.

përputhje me trajnimin, udhëzimet e dhëna nga punëdhënësi, doracakët, udhëzimet dhe rregulloret teknike, i punësuari është i detyruar të:

  • përdorë me korrektësi makineritë, aparaturat, veglat, pajisjet e transportit dhe mjetet tjera për punë dhe të veprojë me kujdes me substancat e rrezikshme;
  • përdorë me korrektësi pajisjet mbrojtëse individuale të vëna në dispozicion të tyre dhe pas përdorimit t’i rikthejë ato në vendin që është planifikuar për ruajtjen e tyre të sigurt;
  • të mos nxjerrë jashtë shërbimit, të ndryshojë ose të zhvendosë arbitrarisht mekanizmat e sigurisë të montuara në makineri, aparatura, vegla, impiante, ndërtesa dhe t’i përdorë si duhet këta mekanizma;
  • njoftojë menjëherë punëdhënësin, personin e ngarkuar për çështjet e sigurisë dhe shëndetit në punë dhe përfaqësuesit e të punësuarve, për çdo situatë pune, për të cilën ka motiv të arsyeshëm për ta vlerësuar si rast që paraqet një risk të rëndë dhe të menjëhershëm për sigurinë dhe shëndetin në punë;
  • respektojë të gjitha detyrimet e përcaktuara prej punëdhënësit nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë, në të kundërtën do të jetë përgjegjës për dëmin ose aksidentin e shkaktuar.

I punësuari mund ta refuzojë urdhrin për të punuar në rast se kërcënohet nga risku nëse punon në kushte të tilla, deri sa risku të largohet dhe kushtet normale të punës të rivendosen. I punësuari do ta informojë punëdhënësin ose personin përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin në punë në një situatë të tillë-

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors