Kush mund të jetë përfaqësues i të punësuarve?
Legjislacioni aktual i Kosovës merr parasysh përfaqësuesit e të punësuarve; megjithatë nuk përkufizon se si duhet të përcaktohen ata. Ndryshimet dhe plotësimet në këtë fushë mund të priten në të ardhmen, por megjithatë juve ju nevojitet zgjidhja tani.
Propozohet përfshirja e organizatës Sindikale. Ata mund të propozojnë kandidatët dhe të negociojnë me punëdhënësin për t’i njohur ata me anë të një dokumenti të shkruar. EMËRIMI

Përfaqësues i të punësuarve?
Përfaqësuesi i të punësuarve është një i punësuar i rregullt – një nga ekipi ose stafi i njësisë organizative. Ai është i gatshëm t’i përfaqësojë kolegët e tij në negociata me punëdhënësin dhe të zbatojë kushte të mira të punës, shëndet dhe siguri në punë dhe respektimin e të drejtave të të punësuarve; të jetë personi kontaktues. Personi i zgjedhur duhet të pajtohet me nominimin e tij/saj.
Çfarë karakteristika duhet të ketë një përfaqësues i të punësuarve?
Çfarë pritet pritet nga përfaqësuesi i të punësuarve
Mësoni shkathtësi të reja
Askush nuk mund të jetë i përkryer qysh në fillim në kryerjen e misionit të përfaqësuesit të të punësuarve. Personat e përzgjedhur, sidomos fillestarët duhet të mësojnë shkathtësi, njohuri, rregulla, parime, informacione të reja.
Ligji i SShP-së në nenin 20 (3) thotë: ”Përfaqësuesit e punëtorëve me rol specifik për sigurinë dhe shëndetin në punë do të kenë të drejtë të vijojnë trajnime adekuate”.
Cili është trajnimi adekuat për përfaqësuesit?
Disa njerëz mendojnë se përfaqësuesit e të punësuarve me rol specifik për sigurinë dhe shëndetin në punë duhet të trajnohen në mënyrë specifike për sigurinë dhe shëndetin në punë. Të gjithë të punësuarit duhet të trajnohen për SShP-në. Këto njohuri të përgjithshme për SShP-në janë të mjaftueshme edhe për përfaqësuesin e të punësuarve. Ata në fakt nuk duhet të jenë specialistë të SShP-së, ata kanë rolin e negociuesve, ndërmjetësve dhe pajtuesve. Andaj, ata duhet të trajnohen në përmirësimin e shkathtësive të tyre të komunikimit dhe negocimit – para së gjithash për parimet e të drejtave kolektive, marrëveshjes kolektive, shkathtësive të komunikimit, sigurisë në vete, retorikës, qëndrimit ligjor, shkathtësive sociale dhe pjesërisht edhe për rregulloret e SShP-së.
Është e rëndësishme që përfaqësuesve të të punësuarve t’ju jepen udhëzime për bashkëpunim efektiv dhe efikas me punëdhënësit e tyre dhe për mbështetjen e të drejtave ligjore të të punësuarve, për t’i udhëhequr ta kuptojnë plotësisht mbrojtjen e të punësuarve në të gjitha aspektet e punës.