Social Entrepreneurship Division

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Ndërmarrësi Sociale, janë:

  • Zhvillon politikat në fushën e ndërmarrësisë sociale;
  • Përgatit hulumtime dhe analiza për ndikimin e ndërmarrjeve sociale në rritjen e punësimit dhe integrimin në punë të grupeve të cenuara;
  • Zhvillon dhe harton strategji nacionale dhe plane të veprimit për fushën e ndërmarrësisë sociale;
  • Promovon kërkimet shkencore me prioritetet në fushën e ndërmarrësisë sociale, për të mbështetur strategjitë dhe politikat në fushën e ndërmarrësisë sociale;
  • Përgatit raporte periodike dhe analiza në lidhje me zbatimin e strategjive dhe planeve, në fushën e ndërmarrësisë sociale;
  • Zhvillon dhe krijon kornizën operative dhe teknike, për regjistrimin e ndërmarrjeve sociale;
  • Mban dhe përditëson regjistrin e subjekteve juridike që fitojnë statusin e ndërmarrjeve sociale;
  • Bashkëpunon me ministritë dhe komunat për promovimin e mundësive të rritjes së punësimit për grupet e cenueshme, përmes konceptit të ndërmarrësisë sociale;
  • Bashkëpunon me sektorin joqeveritar dhe privat, në krijimin e programeve dhe skemave të mbështetjes me subvencione dhe grante për ndërmarrje sociale;
  • Identifikon dhe propozon politika dhe programe për zhvillimin e ndërmarrjeve sociale;
  • Mbështet punën e komisioneve të themeluara për dhënien e statusit të ndërmarrjes sociale.
  • Zhvillon dhe mbështet komunat në krijimin e inkubatorëve socialë dhe partneriteteve lokale, për punësim dhe përfshirje sociale.
  • Pranon dorëzimin dhe shqyrtimin fillestar të dokumenteve, komunikimin me aplikantët, dokumentimin për licencimin e ndërmarrjeve sociale, përgatitjen e certifikatave dhe licencave, dhe aspekte të tjera administrative që lidhen me procesin e marrjes së lejeve dhe licencave;
  • Dorëzon aplikimet me dokumentet mbështetëse tek organi përkatës për licencim, për ndërmarrësisë sociale për vendimmarrje, si organ i shkallës së parë;
  • Përgatit licencat dhe certifikatat përkatëse, në përputhje me legjislacionin për ofruesit dhe ndërmarrësisë sociale;
  • Mban regjistrin ndërmarrjeve sociale të certifikuar dhe licencuar;

Udhëheqësi i Divizionit për Ndërmarrësi Sociale, raporton te Drejtori i Departamentit.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors