Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Ndihma Sociale, janë
Harton dhe zbaton dokumentet e politikave dhe programeve për ndihma sociale
Grumbullon, analizon dhe raporton mbi të dhënat për varfërinë në Kosovë dhe bashkëpunon me Agjencinë e Statistikave të Kosovës për publikimin e tyre
Zhvillon dhe siguron zbatimin e legjislacionit për ndihmë sociale dhe programet e Qeverisë për mbështetjen e familjeve të varfra dhe kategorive tjera të cenueshme
Koordinon aktivitetet me institucionet e nivelit qendror dhe lokal, për zbatimin e programeve dhe masave të aprovuara nga Ministria dhe Qeveria
Planifikon buxhetin për programin e ndihmave sociale dhe përgatitjen e raporteve për pagesat e realizuara nga programi i ndihmave sociale
Monitoron procesin e pagesave nga skema e ndihmave sociale dhe hartimi i raporteve të rregullta periodike
Bashkëpunon me organizata joqeveritare vendore dhe ndërkombëtare, për zhvillimin e aktiviteteve që ofrojnë mbështetje për grupet e cenueshme
Menaxhon dhe mirëmban të dhëna për aplikuesit dhe përfituesit e skemës së ndihmës sociale dhe pagesave sociale
Menaxhon bazën e të dhënave të ndihmave sociale dhe regjistrit social, për zbatimin e testit të varfërisë
Udhëheqësi i Divizionit të Ndihmave Sociale, raporton te Drejtori i Departamentit.