Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Mbështetje Ligjore, janë:
Identifikon zbrazëtirat juridike, mangësitë dhe vështirësitë në zbatimin e akteve normative të Ministrisë, si dhe propozon ndërmarrjen e masave konkrete;
Përpilon ose ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-vendimeve nga fushëveprimi i Ministrisë;
Përpilon ose ofron mbështetje ligjore në hartimin e propozim-marrëveshjeve nga fushëveprimi i Ministrisë;
Ofron mbështetje profesionale për njësitë administrative të Ministrisë dhe institucioneve jashtë saj lidhur me zbatimin e legjislacionit nga fushëveprimtaria e Ministrisë;
Jep opinione ligjore, rekomandime dhe këshilla nga fushëveprimi i Ministrisë; dhe
Mirëmban regjistrin e akteve ligjore dhe nënligjore të Ministrisë;
Udhëheqësi i Divizionit për Mbështetje Ligjore, raporton te Drejtori i Departamentit Ligjor.