Division for European Integrim

Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Integrim Evropian, janë:

  • Koordinon hartimin e planeve periodike përkatëse të Ministrisë, në fushën e integrimit evropian (PKZMSA, ERA, PRE dhe të ngjashme);
  • Ofron mbështetje në hartimin e strategjive dhe planeve, në fushën e integrimit evropian nga fushëveprimtaria e Ministrisë;
  • Siguron informacionet për zhvillimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (PKZMSA), dhe siguron harmonizimin e tij me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve dhe dokumentet e tjera strategjike;
  • Monitoron zbatimin e PKZMSA-së dhe raporton tek institucionet relevante;
  • Ofron mbështetje për strukturën organizative përgjegjëse për çështje ligjore pranë Ministrisë, sa i përket përfshirjes së politikave të BE-së në legjislacionin vendor gjatë harmonizimit me Acquis të BE-së, si dhe kujdeset që legjislacioni i paraparë me PKZMSA-në, të integrohet në Programin Legjislativ të Qeverisë;
  • Ofron mbështetje në organizimin dhe mbarëvajtjen e takimeve të rregullta për procesin e Stabilizim Asociimit, për çështjet që ndërlidhen me fushëveprimtarinë e Ministrisë; dhe
  • Bashkëpunon dhe ndihmon njësitë administrative në Ministri për ngritjen e kapaciteteve të stafit dhe komunikimit, për çështjet që lidhen me integrimin evropian në fushëveprimin e Ministrisë.

Udhëheqësi i Divizionit për Integrim Evropian, raporton te Drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave.

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors