Divizioni për Menaxhimin e Kontratave ka për mision menaxhimin dhe ofrimin e mbështetjes në administrimin e kontratave të Ministrisë, në cilësinë e autoritetit kontraktues në raport me menaxherët e kontratave dhe/ose operatorët ekonomikë, sipas Ligjit përkatës për Prokurimin Publik.
Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Menaxhimin e Kontratave, janë:
Rekomandon formën e menaxhimit të kontratave të lidhura, sipas Ligjit përkatës për Prokurimin Publik;
Menaxhon zbatimin e kontratave, si dhe vlerësimin e performancës së kontraktuesve, në pajtim me legjislacionin përkatës për prokurimin publik;
Ofron përkrahje për menaxherin e kontratës dhe/ose menaxherin e projektit rreth menaxhimit të zbatimit të kontratave, si dhe vlerësimin e performancës së kontraktuesve në pajtim me legjislacionin përkatës për prokurimin publik, përfshirë ato të performancës, dorëzimit të dokumentacionit përkatës, përmbushjen e pagesave dhe obligimeve tjera para datës së mbylljes së kontratës;
Asiston në hartimin e planeve për menaxhimin e kontratave;
Asiston në menaxhimin e procedurave të pranimit;
Siguron kontrollin adekuat të kostove, cilësisë dhe kohës, aty ku është e përshtatshme, në kontratat e Ministrisë;
Siguron që aktivitetet administrative lidhur me menaxhimin e kontratës, të evidentohen në sistemin përkatës elektronik;
Në bashkëpunim me menaxherin e kontratës dhe/ose menaxherin e projektit, përgatit raporte rreth dinamikës dhe/ose ecurisë së kontratave; dhe
Kryen dhe detyra tjera të përcaktuara me legjislacionin në fuqi.
Udhëheqësi i Divizionit për Menaxhimin e Kontratave, raporton te Sekretari i Përgjithshëm.